Ibrahimi: VLEN po shkon drejt unifikimit, por nuk e di nëse do përfundojmë si një parti

Mundësia që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme politike, nuk është mohuar prerazi as nga udhëheqësit e partive që përbëjnë këtë koalicion e për këtë, Zeqirja Ibrahimi tha se është mirë që të ketë unifikim dhe po shkojnë drejt asaj por nuk tha se nuk dihet nëse do të përfundojnë në një subjekt […] The post Ibrahimi: VLEN po shkon drejt unifikimit, por nuk e di nëse do përfundojmë si një parti appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 30, 2024 - 20:30
 0  5
Ibrahimi: VLEN po shkon drejt unifikimit, por nuk e di nëse do përfundojmë si një parti

Mundësia që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme politike, nuk është mohuar prerazi as nga udhëheqësit e partive që përbëjnë këtë koalicion e për këtë, Zeqirja Ibrahimi tha se është mirë që të ketë unifikim dhe po shkojnë drejt asaj por nuk tha se nuk dihet nëse do të përfundojnë në një subjekt të përbashkët.

“Skena politike shqiptare nuk e duron numrin kaq të madh të partive politike. Nuk është e pamundur për një popull, elektorat i cili nëse arrinë 200 mijë vota t’i ketë, 7-8 parti t’i ketë është paksa shumë dhe në jemi të vetëdijshëm për këtë. E ndjemë që nga qytetarët shqiptarë ekziston një synim që të ketë një unifikm të partive politike, qoftë të atyre që janë atyre në opozitë ose të atyre në pushtet. Mendoj se duke qenë si VLEN në kuadër të qeverisë, sa më shumë që funksionojmë të ndarë aq më shumë jemi heterogje dhe kjo pastaj ka impikime edhe në temën e vendimarrjes andaj është mirë të krijohet një unifikim mes këtyre katër subjekteve që janë pjesë e Qeverisë”, tha Ibrahimi.

The post Ibrahimi: VLEN po shkon drejt unifikimit, por nuk e di nëse do përfundojmë si një parti appeared first on InfoShqip.com.