Astrit Iseni mori zyrtarisht detyrën e zëvendësministrit në MPB
Ju njoftojmë se Prof.Dr. Astrit Iseni zyrtarisht ka marë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Që në marrjen e detyrës zv/ministri shprehu përkushtimin e tij të thellë për të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike duke siguruar që qytetarët tanë të ndihen të mbrojtur dhe […]
Ju njoftojmë se Prof.Dr. Astrit Iseni zyrtarisht ka marë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Që në marrjen e detyrës zv/ministri shprehu përkushtimin e tij të thellë për të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike duke siguruar që qytetarët tanë të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt
“Jam i nderuar të marr këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe premtoj se do të punoj për të mirën e qytetarëve tanë”, theksoi z. Astrit Iseni.
“Kontributi im si zëvendësministër do të jetë i rëndësishëm në përmirësimin dhe avansimin e shërbimeve që i ofron MPB-ja, ruajtjene rendit dhe qetësisë publike, bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera dhe me të gjitha organizatat relevante evropiane dhe ndërkombëtare të ndërlidhura me çështjet e sigurisë”.
Zëvendësministri ka shprehur vendosmërinë për t’i përmbushur detyrat e tij me efikasitet, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin si dhe të gjitha palët e interesuara për t’i arritur objektivat e përbashkëta.