Napoli nis bisedimet me Ardian Ismajlin

Lajm i bujshëm vjen nga Italia. Sipas mediave italiane, skuadra e Napolit ia ka vënë syrin mrbojtësit të Empolit dhe të Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli. Faktori kryesor që mund të realizohet kjo lëvizje është drejtori sportiv i napolitanëve, Meluso, i cili e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi kanë punuar më herët te Empoli. Media […]

Mars 25, 2024 - 02:00
 0  8
Napoli nis bisedimet me Ardian Ismajlin

Lajm i bujshëm vjen nga Italia. Sipas mediave italiane, skuadra e Napolit ia ka vënë syrin mrbojtësit të Empolit dhe të Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Faktori kryesor që mund të realizohet kjo lëvizje është drejtori sportiv i napolitanëve, Meluso, i cili e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi kanë punuar më herët te Empoli.

Media italiane bëjnë me dije se agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi ka qenë disa ditë më parë në ambientet e klubit të Napolit, ku edhe kanë diskutuar mbi mundësitë dhe kushtet e transferimit të mbrojtësit.

27-vjeçari po e mbyll sezonin e tij të tretë te Empoli, ku ka qenë një nga pikat më të forta të prapavijës.

Ndërkohë, vlen të theksohet se krahas Ismajlit, te Napoli mund të përfundojë edhe Igli Tare.

Ish-drejtori sportiv i Lazios, i papunë që prej verës së kaluar, ka pasur disa takime me Aurelio De Laurentiis dhe gjasat janë që të marrë në dorë merkaton e klubit, duke nisur nga qershori i këtij viti.