Ndërroi jetë 36 vjeçari në burgun e Shkupit

Në hapësirat e burgut të Shutkës në Shkup, ka ndërruar jetë një 36 vjeçar nga Shkupi, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion pas urdhrit nga prokurori publik, transmeton Portalb.mk. “Në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues – Korrektuese “Burgu i Shkupit”, u raportuar se në repartin e paraburgimit, në hapësirat ku ishte I vendosur, […]

shtator 23, 2024 - 21:00
 0  4
Ndërroi jetë 36 vjeçari në burgun e Shkupit
Burgu në Maqedoni, foto nga Komiteti i Helsinkit

Në hapësirat e burgut të Shutkës në Shkup, ka ndërruar jetë një 36 vjeçar nga Shkupi, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion pas urdhrit nga prokurori publik, transmeton Portalb.mk.

“Në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues – Korrektuese “Burgu i Shkupit”, u raportuar se në repartin e paraburgimit, në hapësirat ku ishte I vendosur, ka ndërruar jetë 36 vjeçari V.V. nga Shkupi”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që mjekët e Ndihmës së Shpejtë kanë konstatuar vdekjen e 36 vjeçarit, pa riregjistruar shenja dhune.