Rritja e rrogave në arsim, Sindikata e pranoi kërkesën e kryeministrit Mickoskit, por paralajmëroi masa radikale

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut ka pranuar Kërkesën e kryeministrit të RMV-së për zgjatjen e bisedimeve edhe për një javë në lidhje me çështjen rreth rritjes së rrogave, duke paralajmëruar radikalizim të masave sindikale, transmeton Portalb.mk. “Këshilli i SASHK-ut e pranoi Kërkesën e Kabinetit të kryetarit të Qeverisë për periudhë […]

shtator 23, 2024 - 21:00
 0  6
Rritja e rrogave në arsim, Sindikata e pranoi kërkesën e kryeministrit Mickoskit, por paralajmëroi masa radikale
Shkolla fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut ka pranuar Kërkesën e kryeministrit të RMV-së për zgjatjen e bisedimeve edhe për një javë në lidhje me çështjen rreth rritjes së rrogave, duke paralajmëruar radikalizim të masave sindikale, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli i SASHK-ut e pranoi Kërkesën e Kabinetit të kryetarit të Qeverisë për periudhë shtesë për negociata edhe për një javë, gjegjësisht deri në fund të shtatorit të vitit 2024”, deklaroi Sindikata.

Sindikata vlerësoi se është e nevojshme që të respektohen ligjet dhe marrëveshjet kolektive për rritjen e rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm. Ata sqaruan që nuk do të anashkalojnë edhe masat më radikale sindikale, në rast se nuk ka zgjidhje për rritjen e rrogave që nga rroga e shtatorit.

Në kërkesat e Sindikatës, theksohet edhe nevoja për përfshirjen e SASHK-ut në përpilimin e buxhetit të vitit 2025 dhe përpilimin e ndryshimeve ligjore ne arsim.

Në ribalancimin e buxhetit për vitin 2024 nuk është paraparë as paga minimale më të larta, për çka është përgjigjur për çka kanë reaguar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ndërkohë Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë i kishte dhënë kohë Qeverisë të krijojë zgjidhje për rritjen e rrogave në arsim.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, kishte premtuar që rritje të rrogës për 12 përqind në arsim do të ketë prej muajit mars, ndërsa sindikalistët kërkojnë rritje prej muajit të shtatorit.