Ndjekësit ‘shpërthejnë’ keq ndaj Arbër Hajdarit

Arbër Hajdari është prej tre vitesh tashmë opinionist i “Big Brother VIP Albania”. Mirëpo komentet e tij së fundmi kanë revoltuar jo pak një pjesë të publikut. Mbrëmjen e djeshme gjatë Post Big Brother VIP, Arbër Hajdari ndërhynte shpesh mes banorëve për t’iu ndërprerë fjalën. Më shpesh opinionisti e bëri këtë ndaj aktorit Jul Deda, […]

maj 29, 2024 - 21:00
 0  7
Ndjekësit ‘shpërthejnë’ keq ndaj Arbër Hajdarit

Arbër Hajdari është prej tre vitesh tashmë opinionist i “Big Brother VIP Albania”.

Mirëpo komentet e tij së fundmi kanë revoltuar jo pak një pjesë të publikut.

Mbrëmjen e djeshme gjatë Post Big Brother VIP, Arbër Hajdari ndërhynte shpesh mes banorëve për t’iu ndërprerë fjalën. Më shpesh opinionisti e bëri këtë ndaj aktorit Jul Deda, i cili u duk sikur vendosi me “shpatulla pas murit” produksionin, përsa i përket pamjeve ku Egla u pa rrugëve të Tiranës pas skualifikimit, pak para hyrjes në dhomën e bardhë.
Ndërhyrjet e Arbrit bënë që shpesh aktori të devijonte nga tema, çka ka sjellë një revoltë të ndjekësve në komente.

Disa prej tyre shprehen se e shohin opinionistin “shumë të lodhur” pas një rrugëtimi 3-vjeçar si opinionist, e disa të tjerë e quajnë “servil”.