Në kufirin e RMV-së u konfiskuan bizhuteri në vlerë mbi gjysmë milioni denarë

Në pikën kufitare në Bogorodicë janë konfiskuar 110,2 gramë bizhuteri ari dhe 1,7 kilogramë bizhuteri argjendi në vlerë të përgjithshme prej 563.735 denarë, të zbuluara te një pasagjer që udhëtonte në linjën Stamboll-Gostivar, transmeton Portalb.mk. Drejtoria Doganore informoi se me këtë është penguar tentimi për shmangien e detyrimeve të importit në shumë prej 148.308 denarë. […]

gusht 23, 2024 - 21:00
 0  6
Në kufirin e RMV-së u konfiskuan bizhuteri në vlerë mbi gjysmë milioni denarë
Bizhuteritë e konfiskuara. Foto: Drejtoria e Doganave të RMV-së

Në pikën kufitare në Bogorodicë janë konfiskuar 110,2 gramë bizhuteri ari dhe 1,7 kilogramë bizhuteri argjendi në vlerë të përgjithshme prej 563.735 denarë, të zbuluara te një pasagjer që udhëtonte në linjën Stamboll-Gostivar, transmeton Portalb.mk.

Drejtoria Doganore informoi se me këtë është penguar tentimi për shmangien e detyrimeve të importit në shumë prej 148.308 denarë.

“Ndaj personit do të dorëzohet kallëzim penal. Pas kontrollit, në xhepin e njërit prej personave në jelek dhe në çantën e udhëtimit janë gjetur bizhuteri ari dhe argjendi”, thanë nga Drejtoria Doganore.

Rasti është dorëzuar te Departamenti për Kontroll dhe Hetime, ku janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme.