Në Maqedoninë e Veriut u zvogëlua numri i pasagjerëve që udhëtojnë me autobus
Më pak qytetarë e kanë shfrytëzuar autobusin për transportin periferik, urban, ndërmjet qyteteve dhe transportin ndërkombëtar, në tremujorin e tretë të këtij viti, transmeton Portalb.mk. “Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zvogëluar për 7.4 %, në transportin periferik është zvogëluar për 10.4 %, në transportin ndërmjet qyteteve është zvogëluar për […]


Më pak qytetarë e kanë shfrytëzuar autobusin për transportin periferik, urban, ndërmjet qyteteve dhe transportin ndërkombëtar, në tremujorin e tretë të këtij viti, transmeton Portalb.mk.
“Sipas llojit të transportit, numri i udhëtarëve në transportin urban është zvogëluar për 7.4 %, në transportin periferik është zvogëluar për 10.4 %, në transportin ndërmjet qyteteve është zvogëluar për 13.2 %, ndërsa në transportin ndërkombëtar është zvogëluar për 2.7 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këtë tremujor janë regjistruar 9.4 milionë udhëtarë në transportin rrugor, apo 6.9 përqind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Në këtë periudhë është rritur numri I kilometrave për 8.9 përqind.