Përleshje ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme në Tetovë, Policia arrestoi dy të rinj

Disa nxënës të shkollave të mesme në Tetovë janë përleshur ndërmjet vete, duke shkaktuar edhe plagë të një nxënës, ndërsa dy tjerë u arrestuan, transmeton Portalb.mk. “Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy nga pjesëmarrësit në sulm, E.B (18) dhe L.C (18), të dy nga fshati Reçicë e Vogël, nxënës të […]

Nëntor 21, 2024 - 01:00
 0  8
Përleshje ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme në Tetovë, Policia arrestoi dy të rinj
Policia e RMV-së, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Disa nxënës të shkollave të mesme në Tetovë janë përleshur ndërmjet vete, duke shkaktuar edhe plagë të një nxënës, ndërsa dy tjerë u arrestuan, transmeton Portalb.mk.

“Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy nga pjesëmarrësit në sulm, E.B (18) dhe L.C (18), të dy nga fshati Reçicë e Vogël, nxënës të së njëjtës shkollë”, njoftoi Policia.

Policia njoftoi që rasti do të zbardhet së bashku me prokurorin publik.

“Sot është prishur rendi dhe qetësia publike në një objekt hotelierik përballë një shkolle të mesme në Tetovë. Pas raportimit menjëherë është vepruar dhe është konstatuar se disa nxënës të shkollës së mesme kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga fshati Sellcë, nxënës i të njëjtës shkollë të mesme, i cili për shkak të plagëve të marra është dërguar në qendrën emergjente të Tetovës për ndihmë mjekësore”, sqaroi Policia.

Ndryshe, rastet e dhunës, sidomos asaj fizike midis nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë janë shqetësuese. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat nga policia. Prindërit shprehen të shqetësuar për këtë problem, ndërsa disa institucione heshtin. Tetova ka formuar Këshill Komunal për Parandalimin e Delikuencës te fëmijët i cili mundohet të punojnë në këtë drejtim, megjithatë ndër problemet kryesore mbetet mungesa e kuadrove profesionist në sholla. Kjo për shkak se pushteti lokal dhe ai qendror me vite nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.

Përndryshe, krahas dhunës, në Tetovë situata është alarmante edhe me sjellje tjera devijante të fëmijëve dhe përdorimin e lëndëve narkotike.