Në RMV po shqyrtohet një paketë speciale me çmim më të volitshëm të rrymës për shkollat, spitalet dhe ndërmarrjet komunale

Ende nuk ka vendim nëse Qeveria do t’i ndihmojë ndërmarrjet publike dhe ato komunale për të paguar fatura më të ulëta të energjisë elektrike. Disa nga këto institucione për shkak të punës jo adekuate paguajnë 50 përqind më shtrenjtë energjinë elektrike, pasi nuk kanë lidhur kontratë në kohë. Për këtë arsye marrin nga i ashtuquajturi […]

Jan 27, 2025 - 21:00
 0  5
Në RMV po shqyrtohet një paketë speciale me çmim më të volitshëm të rrymës për shkollat, spitalet dhe ndërmarrjet komunale
Rrymë, energji elektrike. Foto: artellliii72/Pixabay

Ende nuk ka vendim nëse Qeveria do t’i ndihmojë ndërmarrjet publike dhe ato komunale për të paguar fatura më të ulëta të energjisë elektrike. Disa nga këto institucione për shkak të punës jo adekuate paguajnë 50 përqind më shtrenjtë energjinë elektrike, pasi nuk kanë lidhur kontratë në kohë. Për këtë arsye marrin nga i ashtuquajturi furnizues i mundësisë së fundit – nga EVN HOME, që të mos mbeten pa rrymë, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, tha se Qeveria është e vetëdijshme për problemin me të cilin ballafaqohen këto institucione dhe synon zgjidhje sistematike. Tani për tani, siç tha ajo, nuk mund të thuhet se cila do të jetë zgjidhja, ndërsa përllogaritje të tjera paralajmëroi në fillim të tremujorit të dytë.

Ajo tha se po bëhet një analizë gjithëpërfshirëse për konsumin e energjisë elektrike në shkolla, spitale, ndërmarrje komunale dhe institucione të tjera publike që kanë fatura të larta të energjisë elektrike.

“Po mendojmë të bëjmë një paketë speciale për ta me një çmim më normal dhe po punojmë edhe në formimin e një grupi të balancuar në të cilin do të grupohen”, tha Bozhinovska.

Sipas ligjit, EVN mund t’i furnizojë maksimumi për tre muaj, por është me çmim shumë më të lartë se sa mund të kishin rënë dakord me kohë në tregun e hapur. Deri më tani askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për shpenzimin e parave të shtetit për të paguar faturat e larta. D

Javën e kaluar, nëntëdhjetë ndërmarrje publike komunale, përmes ADKOM-Shoqatës për dhënie të shërbimeve komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut me korrespondencë në Qeverinë e RMV-së, Komisionin Rregullator për Energjetikë, kanë dorëzuar kërkesë për çmim preferencial të energjisë elektrike për ndërmarrjet publike.