Minçev e porositi Mexhitin: Mos u sill si Liza në Botën e Çudirave

Punësimet e shqiptarëve të cilat i paralajmëroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti kanë nxitur mospajtueshmëri në koalicionin qeverisës të RMV-së, raporton Portalb.mk.  Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti në një aktivitet të partisë që drejton (Lëvizjes Demokratike) tha se Qeveria do të realizojë punësime të shqiptarëve.  Ndaj kësaj ka reaguar ministri i Administratës Publike Goran […]

shkurt 21, 2025 - 22:00
 0  3
Minçev e porositi Mexhitin: Mos u sill si Liza në Botën e Çudirave
Izet Mexhiti dhe Goran Minçev. Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (Fotot e ministrave të marra nga Qeveria e RMV-së, fotoja në prapavijë: Svetlana_Smirnova)

Punësimet e shqiptarëve të cilat i paralajmëroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti kanë nxitur mospajtueshmëri në koalicionin qeverisës të RMV-së, raporton Portalb.mk

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti në një aktivitet të partisë që drejton (Lëvizjes Demokratike) tha se Qeveria do të realizojë punësime të shqiptarëve. 

Ndaj kësaj ka reaguar ministri i Administratës Publike Goran Minçev e porositi Mexhitin të mos sillet si “Liza në Botën e Çudirave”. 

“Do ta lusja zotëri Mexhitin të mos sillet si Liza në Botën e Çudirave, duke premtuar diçka që as është reale, e as e mundshme pa shkeljen e procedurave ligjore dhe parimeve të menaxhimit të mirë. Theksoj qartë dhe padyshim se të gjitha punësimet në sektorin publik për momentin zhvillohen vetëm sipas nevojave të institucioneve, në bazë të pajtueshmërive të marra paraprakisht nga institucionet relevante dhe në pajtueshmëri me Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjin për Zyrtarë Administrativ”, tha Minçev. 

I pyetur për këtë deklaratë të kolegut të tij, Mexhiti refuzoi të komentojë. 

“Në vazhdimësi ka nevojë për punësime të reja. Kam folur për transformimet e vendimeve në shëndetësi të cilat vite të tëra kanë mbetur, 10 vite, 9 vite me kontratë në vepër. Ka vendim të qeverisë për transformim të vendimeve. Janë 1.500 punësime, po ashtu do të vazhdohet edhe në sektorët tjerë”, tha Mexhiti. 

Pas shfuqizimit të “balancuesit”, në Republikën e Maqedonisë nuk ka zgjidhje ligjore që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat të etnive. Eksponentë të koalicionit VLEN nëpër daljet e tyre publike zotohen se po punojnë për përpilimin e ligjit të ri, por deri më sot nuk ka asgjë konkrete.