Në vazhdën e akuzave ndaj P Diddy, shpërndahet një klip i një interviste të vjetër të tij: Një shaka që tingëllon rrëqethëse sot

Shakaja kontroverse e Sean “Diddy” Combs gjatë një paraqitjeje në 2002 në Conan O’Brien po shpërndahet sërish në rrjetet sociale dhe pas akuzave dhe arrestimeve të fundit të reperit, shumë po e përshkruajnë atë si rrëqethëse. Gjatë një interviste të vitit 2002, Diddy foli për festat që ai organizoi, duke u mburrur me të gjitha […]

shtator 25, 2024 - 11:00
 0  14
Në vazhdën e akuzave ndaj P Diddy, shpërndahet një klip i një interviste të vjetër të tij: Një shaka që tingëllon rrëqethëse sot

Shakaja kontroverse e Sean “Diddy” Combs gjatë një paraqitjeje në 2002 në Conan O’Brien po shpërndahet sërish në rrjetet sociale dhe pas akuzave dhe arrestimeve të fundit të reperit, shumë po e përshkruajnë atë si rrëqethëse.

Gjatë një interviste të vitit 2002, Diddy foli për festat që ai organizoi, duke u mburrur me të gjitha ato që po bënte.

Reperi dhe producenti muzikor ishte i njohur për festat shumëditore dhe ekstravagante që tërhoqën yjet më të mëdhenj të Hollivudit.

Kështu ai ka shpjeguar për drejtuesin e emisionit se nga përbëhen festat e tij, duke përmendur femrat, alkoolin dhe ujin.

Më pas Diddy sugjeroi që dyert duhej të mbylleshin për të siguruar që gratë të qëndronin brenda.

Edhe pse kjo deklaratë u interpretua si një shaka në atë kohë, tani ajo merr një ton shumë të ndryshëm në dritën e akuzave të reja.

Videoja është rishfaqur në një kohë kur Diddy po përballet me akuza serioze për trafikim njerëzor, me shumë të famshëm që thuhet se hezitojnë të flasin kundër tij.

Në një aktakuzë të lëshuar të martën në mëngjes, prokurorët federalë pretendojnë se Sean Diddy Combs dhe bashkëpunëtorët e tij kërcënuan, abuzuan dhe detyruan gratë dhe të tjerët rreth tij “për të përmbushur dëshirat e tij”.

Një seri akuzash në paditë kundër Combs datojnë që në vitet 1990, kur ai themeloi kompaninë e tij diskografike, ‘Bad Boy Records’.