Nën moton “Vetëdija juaj është filtri më i rëndësishëm,” vazhdojnë Ditët edukimit mediatik 2024
Ditët e edukimit mediatik 2024 (DEM), të cilat këtë vit mbahen nën moton “Vetëdija juaj është filtri më i rëndësishëm”, vijojnë me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk. Në ditën e dytë të DEM 2024, sot nga ora 13:00 deri në ora 15:30, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbahet […]
Ditët e edukimit mediatik 2024 (DEM), të cilat këtë vit mbahen nën moton “Vetëdija juaj është filtri më i rëndësishëm”, vijojnë me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.
Në ditën e dytë të DEM 2024, sot nga ora 13:00 deri në ora 15:30, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbahet panel diskutimi me temë “Edukimi mediatik dhe rinia”, në organizim të Forumit Rinor Arsimor (FRA) dhe IREX.
Njëkohësisht, në Shkollën e Mesme “Goce Dellçev” në Kumanovë do të mbahet punëtoria me temë “Media Laboratori: Njohja e dezinformatave dhe krijimi i përmbajtjes mediatike” e organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK).
Nga ora 14:00 deri në ora 15:00 në Shtëpinë e Evropës në Shkup, do të mbahet panel diskutim me temën “Dezinformata e importuar (fokus në Lojërat Olimpike 2024)”, organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.
Me Ditët e edukimit mediatik 2024, që mbahen nga 28 tetori deri më 4 nëntor përmes një sërë ngjarjesh të ndryshme, Rrjeti për edukim mediatik kontribuon në kremtimin e Javës globale të edukimit mediatik dhe informacionit të organizuar nga Aleanca e UNESCO-s për Edukimin mediatik dhe informacionin. Tema e DEM-së, lidhur me Javën Globale, është “Edukimi mediatik dhe i informacionit për informimin në interes të publikut”.
Ditët e edukimit mediatik u hap dje,ku dhe u tha se edhe pse nga inteligjenca artificiale (IA) ka përfitime të mëdha, përdorimi i saj sjell edhe rreziqe, si për shembull përdorimi i saj për të ashtuquajturat qëllime të këqija që cenojnë mbrojtjen e privatësisë, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. “Prandaj është e nevojshme që të ketë rregullore të qarta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha Milla Josifovska Danillovska, menaxhere e programeve në Fondacionin për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”.
Ndryshe, vitin e kaluar Ditët e edukimit mediatik filluan më 24 tetor dhe zgjatën deri më 31 tetor, nën moton “Gisht i shpejtë, lajme të rreme”. Dhjetë panele diskutimesh, debate online, ekspozita, ditë të hapura në media, shkolla studentore dhe sesione publike u organizuan nga anëtarët e Rrjetit.