Nënshkruhet memorandum për mbështetje komunave për fatkeqësitë natyrore
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave njofton se ka përmbyllur me sukses nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me USAID-in amerikan, e cila synon mbështetjen teknike për Komunat e Kosovës në temat-udhëzues për Vlerësimin i Rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, bazuar në të cilin vlerësim, edhe udhëzues për Planet Operative Emergjente Lokale. Memorandumi u nënshkrua […]
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave njofton se ka përmbyllur me sukses nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me USAID-in amerikan, e cila synon mbështetjen teknike për Komunat e Kosovës në temat-udhëzues për Vlerësimin i Rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, bazuar në të cilin vlerësim, edhe udhëzues për Planet Operative Emergjente Lokale.
Memorandumi u nënshkrua nga dy drejtuesit e subjekteve, Shefki Abdullahu, Zëvendësues Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB dhe Ben Toriç, drejtues i programit Kosovo Adapt Activity USAID, të shoqëruar nga ekspertë nga të dy subjektet
Mbështetja e ofruar nga programi i USAID Kosovo Adapt Activity, synon në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent MPB të ngris grupe pune me ekspert vendorë, për të krijuar model të Vlerësimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, bazuar në modele të vlerësimit të rrezikut, edhe ndërtimin e udhëzuesit për Plane Operative Emergjente Lokale, duke ndërlidhur legjislacionin vendorë në fuqi, të arriturat dhe standardet e pranueshme ndërkombëtare, me qëllim unifikimin i proceseve në nivel lokal, si dhe ndihmesë drejtorive përkatëse në nivel Komunal përgjegjëse për detyrat bazike në aspektin e trajtimit të fatkeqësive në jurisdiksionin e tyre.
“Me këtë hap Agjencia e Menaxhimit Emergjent me USAID shpreson të iniciojë dhe forcojë bashkëpunimin dhe ndërveprimin me mbështetje nga populli dhe qeveria e SHBA për popullin dhe qeverinë e Republikës Kosovës në fushën e trajtimit të fatkeqësive, sidomos në rrethanat e ndryshimeve klimatike dhe përshtatjes së përgatitjeve dhe gatishmërisë për përballje me të njëjtat”, njofton Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave.