Nesër në Shkup do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

Dezinsektim ajror dhe tokësor kundër larvave të mushkonjave do të realizohet nesër në territorin e Shkupit, njoftuan nga Qyteti i Shkupit në ueb faqen e tyre. Siç bëhet e ditur, dezinsektimi ajror do të realizohet në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa ai tokësor gjatë ditës. “Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e […]

gusht 6, 2024 - 14:30
 0  7
Nesër në Shkup do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

Dezinsektim ajror dhe tokësor kundër larvave të mushkonjave do të realizohet nesër në territorin e Shkupit, njoftuan nga Qyteti i Shkupit në ueb faqen e tyre.

Siç bëhet e ditur, dezinsektimi ajror do të realizohet në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa ai tokësor gjatë ditës.

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatje do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur do të jenë të favorshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë”, shtohet në kumtesë.

Këshillohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.