Nesër vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Pas rreth tri jave në pushim, Gjykata Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimin ndaj krerët e UÇK-së. Sipas kalendarit të publikuar nga ky institucion, seancat do të mbahen më 19, 20 dhe 21 gusht 2024, duke vazhduar edhe në javët e tjera. Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi […]

gusht 18, 2024 - 14:00
 0  7
Nesër vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
neser-vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage

neser-vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-ne-hage

Pas rreth tri jave në pushim, Gjykata Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimin ndaj krerët e UÇK-së.

Sipas kalendarit të publikuar nga ky institucion, seancat do të mbahen më 19, 20 dhe 21 gusht 2024, duke vazhduar edhe në javët e tjera.

Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po gjykohen në Gjykatën Speciale nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pjetër Shala, i njohur me nofkën Komandant “Ujku” u dënua me 18 vjet burgim më 16.07.2024 nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për krime lufte. Ai akuzohet për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje në Kukës, në një fabrikë metali për të cilën aktakuza pretendon se u përdor nga UÇK-ja si qendër paraburgimi. Gjykata me rastin e shpalljes së aktgjykimit theksoi se pika e aktakuzës së trajtimit mizor është mbuluar me akuzën për torturë.

Kjo Gjykatë shpalli aktgjykim dënues edhe ndaj Salih Mustafës më 16.12.2022 për krime lufte ku ai u dënua me 26 vjet burg, por shkalla e dytë i’a zbriti dënimin në 22 vjet burgim. Në procesin gjyqësor ndaj tij ishin dëgjuar 29 dëshmitarë (14 për ZPS-në dhe 15 për Mbrojtjen), kurse numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast ishin 8.

Aktualisht në këtë Gjykatë në proces gjyqësor janë rastet Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi (KSC-BC-2020-06), ku po dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala aktakuza kundër të cilëve është bashkuar (KSC -BC-2023-10 ), kurse ndaj Isni Kilajt nuk ka ende aktakuzë, dhe konsiderohet vetëm si i dyshuar.