Osmani: Kosovë t’i jepet statusi i shtetit kandidat të BE-së, t’i largohen edhe masat e vendosura

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se duhet të hiqen masat ndaj Kosovës, dhe se duhet të vendet t’i jepet statuti kandidat për anëtarësim në BE. Ajo këto kërkesa i parashtroi në organizimin që sot u bë nga Ambasada e Hungarisë në shënimin e fillimit të presidencës hungareze të Këshillit të BE-së për gjysmën e dytë […]

Korrik 1, 2024 - 20:00
 0  11
Osmani: Kosovë t’i jepet statusi i shtetit kandidat të BE-së, t’i largohen edhe masat e vendosura
osmani:-kosove-t’i-jepet-statusi-i-shtetit-kandidat-te-be-se,-t’i-largohen-edhe-masat-e-vendosura

osmani:-kosove-t’i-jepet-statusi-i-shtetit-kandidat-te-be-se,-t’i-largohen-edhe-masat-e-vendosura

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se duhet të hiqen masat ndaj Kosovës, dhe se duhet të vendet t’i jepet statuti kandidat për anëtarësim në BE.

Ajo këto kërkesa i parashtroi në organizimin që sot u bë nga Ambasada e Hungarisë në shënimin e fillimit të presidencës hungareze të Këshillit të BE-së për gjysmën e dytë të këtij viti.

“Është një nder i vërtetë që këtu t’iu bashkohem këtu për të shënuar këtë rast të rëndësishëm për Hungarinë. Hungaria, poashtu këtë vit e ka përvjetorin e 20-të të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në emër të të gjithë neve në Republikën e Kosovës urime dhe më të mirat”.

“Kosova qëndron e gatshme të punojë dhe e mbështetë Hungarinë në adresimin e sfidave të përbashkëta, dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Vendosmëria jonë për t’iu bashkuar BE-së mbetet e palëkundur dhe ka ardhur koha për hapa konkretë përpara”.

“Është ndërtimi i një Evrope të bazuar në parimin e barazisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, kështu që le të jenë këto parime udhëzuese me shpresën që Hungaria të udhëheqë BE-në,  me hapa konkretë duke i ofruar Kosovës statusin e kandidatit të merituar prej kohësh. Si dhe duke hequr urgjentisht masat që po dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka thënë Osmani.