Nga Shkupi në Ankara, Çukurovë dhe Diyarbakir – tre destinacione të reja deri në shtator

Që nga 1 qershori 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është lidhur me tre destinacione të reja në Turqi: Ankara, Çukurova dhe Diyarbakir, nëpërmjet fluturimeve sezonale të Ajet Airlines, njoftoi TAV The post Nga Shkupi në Ankara, Çukurovë dhe Diyarbakir – tre destinacione të reja deri në shtator appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 2, 2025 - 14:30
 0  7
Nga Shkupi në Ankara, Çukurovë dhe Diyarbakir – tre destinacione të reja deri në shtator

Që nga 1 qershori 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është lidhur me tre destinacione të reja në Turqi: Ankara, Çukurova dhe Diyarbakir, nëpërmjet fluturimeve sezonale të Ajet Airlines, njoftoi TAV Maqedoni, operatori i aeroportit.

Ankara dhe Diyarbakir do të kenë nga një fluturim në javë, ndërsa Çukurova – aeroport i ri në rrethin e Tarsusit në provincën Mersin – do të lidhet me Shkupin dy herë në javë. Fluturimet do të zgjasin deri në fund të shtatorit.

Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni, tha se këto linja të reja janë me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik, tregtar, turistik dhe kulturor të vendit, duke theksuar edhe lidhjet e ngushta familjare të shumë qytetarëve të Maqedonisë me rajonet turke të përfshira.

Ai shtoi se lidhja me Ankaranë do të forcojë marrëdhëniet diplomatike dhe bashkëpunimin akademik, ndërsa Çukurova dhe Diyarbakir, për shkak të diasporës dhe rëndësisë së tyre ekonomike dhe kulturore, do të sjellin përfitime të ndjeshme për të dy vendet.

Me këto tre linja të reja, Ajet Airlines tani ofron gjithsej katër destinacione nga Shkupi, duke përfshirë edhe fluturimin ekzistues për në Sabiha Gökçen në Stamboll.

Në sezonin veror 2025, gjithsej katër linja ajrore operojnë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, duke mbuluar gjashtë qytete turke dhe shtatë aeroporte, përmes Aeroportit të Shkupit dhe “Shën Pali Apostull” në Ohër:

  • Turkish Airlines: Stamboll
  • Pegasus Airlines: Stamboll (Sabiha Gökçen), Izmir, Antalia
  • SunExpress: Izmir, Antalia
  • Ajet Airlines: Ankara, Çukurova, Diyarbakir, Stamboll. Flaka Media

The post Nga Shkupi në Ankara, Çukurovë dhe Diyarbakir – tre destinacione të reja deri në shtator appeared first on Flaka, në çdo lajm... .