Parlamenti Evropian do të votojë për raportin e progresit për RMV – Bullgaria ka një kërkesë!
Të mërkurën, në Parlamentin Evropian pritet të hidhet në votim versioni përfundimtar i raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut, i përgatitur nga eurodeputeti Tomas Vajc, shkruan Flaka. Megjithatë, raporti The post Parlamenti Evropian do të votojë për raportin e progresit për RMV – Bullgaria ka një kërkesë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Të mërkurën, në Parlamentin Evropian pritet të hidhet në votim versioni përfundimtar i raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut, i përgatitur nga eurodeputeti Tomas Vajc, shkruan Flaka. Megjithatë, raporti është përballur me kundërshtime, veçanërisht nga eurodeputetët bullgarë të partisë GERB, të cilët kanë paralajmëruar dorëzimin e një amendamenti që synon të ndryshojë përkufizimin e identitetit dhe gjuhës maqedonase.
Sipas këtij amendamenti, kërkohet të hiqet formulimi që përshkruan identitetin maqedonas si “shumëshekullor”, dhe në vend të tij të përdoret termi “tanishëm”. Kjo nismë ka ngjallur reagime të ashpra në Shkup, sidomos nga kryeministri Hristijan Mickoski.
“Unë kisha bisedime intensive me disa persona me ndikim, si në Parlamentin Evropian, ashtu edhe në Bruksel. Edhe sot do të vazhdoj të theksoj se nëse ajo ndodh, vetëm edhe njëherë do të konfirmohet ajo për të cilën ne flasim tërë kohën. E ajo është se nuk bëhet fjalë për disa qindra qytetarë që për vete thonë se janë pjesë e komunitetit bullgar në Maqedoni, por për tentim për krijimin e një kombësie të re artificiale dhe të tanishme maqedonase, e cila qëndron në rrënjët e kombit bullgar. Ky është thelbi. Unë këtë nuk do ta pranoj dhe do ta hedh poshtë dhe asnjëherë nuk do ta pranoj”, deklaroi Mickoski.
Raporti i progresit është një dokument i rëndësishëm që reflekton ecurinë e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian, ndërsa përplasjet rreth formulimeve identitare tregojnë se çështjet historike dhe kulturore mbeten ende pengesë serioze në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Flaka Media
The post Parlamenti Evropian do të votojë për raportin e progresit për RMV – Bullgaria ka një kërkesë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
