Nikollovski: Do të kontrollohen të gjitha licencat, pavarësisht se me çfarë kanë të bëjnë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha se do të kontrollohen të gjitha licencat e dhëna, pavarësisht se me çfarë kanë të bëjnë. Nikollovski tha se, do të bëhet obligim ligjor që çdo 6 muaj të ketë kontrolle për licencat që jepen nga institucionet. “Kemi marrë vendim që të kontrollohen të gjitha […]

Mars 22, 2025 - 18:00
 0  8
Nikollovski: Do të kontrollohen të gjitha licencat, pavarësisht se me çfarë kanë të bëjnë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha se do të kontrollohen të gjitha licencat e dhëna, pavarësisht se me çfarë kanë të bëjnë. Nikollovski tha se, do të bëhet obligim ligjor që çdo 6 muaj të ketë kontrolle për licencat që jepen nga institucionet.

“Kemi marrë vendim që të kontrollohen të gjitha licencat e lëshuara nga ministritë, pavarësisht se me çfarë kanë të bëjnë. Ky vendim vlen për të gjitha ministritë dhe të gjitha institucionet që lëshojnë licenca të çfarëdo lloji. Pas përfundimit të këtyre procedurave do të pasojnë ndryshime të qarta ligjore, të cilat do ta bëjnë obligim ligjor që çdo 6 muaj të bëhet një kontroll i tillë për gjithçka që lëshohet nga institucionet”, shtoi Nikolloski.