Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë

Shifrat janë të mëdha. Ndërsa sondazhet që vijnë, secila është më e mirë se e fundit. Tashmë për dy, tre javë mund ta shihni ndryshimin dhe nëse kjo valë vazhdon, dhe mendoj se do të vazhdojë, do të kemi rezultatin më të mirë që ka fituar çdo opozitë në zgjedhje dhe nëse për shembull deri […] The post Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë appeared first on InfoShqip.com.

Mars 29, 2024 - 01:00
 0  3
Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë

Shifrat janë të mëdha. Ndërsa sondazhet që vijnë, secila është më e mirë se e fundit. Tashmë për dy, tre javë mund ta shihni ndryshimin dhe nëse kjo valë vazhdon, dhe mendoj se do të vazhdojë, do të kemi rezultatin më të mirë që ka fituar çdo opozitë në zgjedhje dhe nëse për shembull deri një javë më parë shifrat ishin 53, 54, 55 deputetë, tani mund të them se janë 55-56 deputetë dhe nuk është për t’u çuditur që edhe ata të rriten, theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në paraqitjen e tij në “Click Plus” në Tv 21.

Ai gjithashtu shtoi se përkushtimi kryesor i VMRO-DPMNE-së në këto zgjedhje do të jetë formimi i pavarur i qeverisë që të mos varet nga askush dhe të bëjë ndryshime thelbësore në Maqedoni.

“Për të bërë ndryshime thelbësore në Maqedoni, duhet të ndryshojmë të gjithë përbërjen e qeverisë. Asnjëri prej këtyre dy partnerëve kryesorë në qeveri nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ndryshe nuk ka ndryshime, mos gënjejmë. Pra, edhe LSDM-ja edhe BDI-ja duhet të shkojnë në opozitë nëse duam ndryshime”, theksoi Nikoloski.

Nikollovski u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht dhe t’i japin mbështetje VMRO-DPMNE-së, sepse vetëm kështu mund të ndryshojnë gjërat për të mirë.

Prandaj kërkojmë nga qytetarët që të votojnë masivisht dhe nëse mendojnë se Maqedonia po shkon në drejtim të gabuar dhe se jeta është e keqe, të na mbështesin ne si VMRO-DPMNE që t’i ndryshojmë gjërat në Maqedoni.

The post Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë appeared first on InfoShqip.com.