Një kumanovar ndërroi jetë para stadiumit të KF “Bashkimi”

Një dyzet e shtatë vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë pasi ka rënë para stadiumit të KF “Bashkimi”, ku ka goditur kokën në tokë – Më 26.09.2024, në ora 19:50, në SVR Shkup është raportuar se në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup ka ndërruar jetë M.D.(47) nga Kumanova, njofton MPB. Siç sqaron policia, më […]

shtator 28, 2024 - 00:00
 0  14
Një kumanovar ndërroi jetë para stadiumit të KF “Bashkimi”

Një dyzet e shtatë vjeçar nga Kumanova ka ndërruar jetë pasi ka rënë para stadiumit të KF “Bashkimi”, ku ka goditur kokën në tokë

– Më 26.09.2024, në ora 19:50, në SVR Shkup është raportuar se në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup ka ndërruar jetë M.D.(47) nga Kumanova, njofton MPB.

Siç sqaron policia, më 22.09.2024 përballë stadiumit të KF “Bashkimi” në rrugën “Bratstvo Edinstvo” në Kumanovë, MD. ka rënë dhe ka goditur kokën në tokë, pas së cilës vëllai i tij dhe policët e kanë dërguar për ndihmë në spitalin e Kumanovës.

Pasi u ndihmua, M.D. i njëjti është ndaluar për shkak se ka pasur urdhër të gjykatës për ndalimin e tij dhe më pas është dërguar në Kompleksin e klinikave në Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik nga PK Kumanovë, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.