Një pjesë e dytë fantastike, Spanja e eliminon Gjeorgjinë dhe kalon në çerekfinale
Spanja është çerekfinalistja tjetër në Euro 2024. “Stuhia e Kuqe” triumfoi bindshëm 4:1 ndaj Gjeorgjisë në 1/8 e finales në Kampionatin Europian. Megjithatë, fillimi nuk ishte i lehtë për ekipin e Luis de la Fuentes, shkruan Gazeta Express. Le Normand shënoi autogol, duke e kaluar Gjeorgjinë në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes. Rodri […]
Spanja është çerekfinalistja tjetër në Euro 2024.
“Stuhia e Kuqe” triumfoi bindshëm 4:1 ndaj Gjeorgjisë në 1/8 e finales në Kampionatin Europian.
Megjithatë, fillimi nuk ishte i lehtë për ekipin e Luis de la Fuentes, shkruan Gazeta Express.
Le Normand shënoi autogol, duke e kaluar Gjeorgjinë në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes.
Rodri me një goditje të saktë nga distanca barazoi shifrat në minutën e 39-të të ndeshjes.
E pjesa e dytë ishte e gjitha për spanjollët.
Fabian Ruiz përmbysi gjithçka dhe kaloi Spanjën në epërsi në minutën e 51-të.
Nico Ëilliams me një super depërtim shënoi për 3:1 në minutën e 75-të të ndeshjes.
E Dani Olmo realizoi në të 83-tën për 4:1 dhe epilogun e këtij takimi.
Në çerekfinale, Spanja do të përballet me Gjermaninë, e cila e eliminoi Danimarkën.