NTP Shkup po përmirëson sistemin për lokacionin e automjeteve, kërkohet mirëkuptim nga qytetarët
Në rrjedhë është përditësimi i sistemi për lokacion automatik të automjeteve dhe faturim elektronik në autobusët e NTP Shkup dhe transportuesit privat, në përputhje me kontratën me kompaninë softuerike “Aitoniks Maqedoni”, njoftojnë nga ndërmarrja, transmeton Portalb.mk. “Përditësimi bëhet në 3 faza. Aktualisht po punohet për fazën e dytë, në të cilën është instaluar një validator […]
Në rrjedhë është përditësimi i sistemi për lokacion automatik të automjeteve dhe faturim elektronik në autobusët e NTP Shkup dhe transportuesit privat, në përputhje me kontratën me kompaninë softuerike “Aitoniks Maqedoni”, njoftojnë nga ndërmarrja, transmeton Portalb.mk.
“Përditësimi bëhet në 3 faza. Aktualisht po punohet për fazën e dytë, në të cilën është instaluar një validator në të gjitha automjetet nga sistemi i ri i përmirësuar. Kjo fazë do të përfundojë deri më 15 shtator, kur fillon faza e tretë, pra puna paralele e të dy sistemeve, gjatë së cilës validatori i ri do të pranojë plotësisht biletat si në sistemin e vjetër. Për këtë arsye, validatorët e rinj janë aktualisht të mbrojtur, pasi nuk janë funksionalë. Faza e tretë do të zgjasë nga 15 deri në 30 ditë, gjatë së cilës do të zbulohen të gjitha mangësitë e sistemit të ri”, njofton NTP.
Më pas, shtojnë prej atje, sistemi i vjetër fiket tërësisht, lidhet edhe verifikuesi i përparmë i sistemit të ri, i cili do të përfundojë përmirditësimin.
“Kërkojmë qytetarët për mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj periudhe tranzitore”, thuhet në njoftimin e kompanisë.