“Nuk jemi rahat, jemi në siklet” – thotë Izet Mexhiti për 100-ditëshin e Qeverisë

“Nuk jemi rahat, jemi në siklet por kjo është në të mirën edhe të qytetarëve”. Kështu e cilëson 100 ditë qeverisje zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në Click Plus në The post “Nuk jemi rahat, jemi në siklet” – thotë Izet Mexhiti për 100-ditëshin e Qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 30, 2024 - 23:00
 0  5
“Nuk jemi rahat, jemi në siklet” – thotë Izet Mexhiti për 100-ditëshin e Qeverisë

“Nuk jemi rahat, jemi në siklet por kjo është në të mirën edhe të qytetarëve”.

Kështu e cilëson 100 ditë qeverisje zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në Click Plus në TV21.

Por i pyetur se a janë të lumtur për rezultatet në 100 ditët e para, Mexhiti me përgjigje se politikën e bëjnë numrat dhe se ata janë në Qeveri sepse përfaqësojnë shqiptarët.

“Politikën e bëjnë numrat. Numrat i kemi në favorin tonë në këtë situatë. Jo vetëm për ne, po të ishte edhe Fronti Europian nuk do ta kishte situatën siç ka qenë para 4 vjetësh ku ka pasur një partner me 42 deputetë, ku Qeveria ishte para rrëzimit dhe varej prej 1 deputeti dhe sot kemi një situatë tjetër ku partneri maqedonas ka 58 deputetë, ka edhe një partner tjetër që ka 6 deputetë por që i ka edhe disa deputetë që i ka në thirrje të LSDM-së, e ka BDI-në te dera në pritje dhe nëse e merr, ka një shumicë që ka diku 100 deputetë. Edhe në këtë situatë kur numrat nuk janë në favor tonin, ne jemi aty sepse përfaqësojmë shqiptarët. Shqiptarët janë 30% në Maqedoni dhe ne thirremi në këtë, si përfaqësues legjitim të interesit shqiptar. Pra, kjo është ajo që na bën të veprojmë”, tha Mexhiti.

Mexhiti si rezultate përmendi mbylljen e kazinove online dhe ekzistimin e një vendimi në Qeveri për formimin e një taskgrupi për luftimin e kazinove online në të zezë, për ndarjen e fondeve për projektet e komunave, për kampusin e UNT-së…

The post “Nuk jemi rahat, jemi në siklet” – thotë Izet Mexhiti për 100-ditëshin e Qeverisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .