Numërohen mbi 95% e kutive në Mitrovicën e Jugut – 56 vota diferenca mes VV-së dhe PDK-së
Po vazhdon numërimi i votave për kryetar të komunave, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në komunën e Mitrovicës së Jugut, janë numëruar rreth 95% të kutive të votimit, ku i pari është Faton Peci nga LVV me 14,718 vota. Ndërkaq, i dyti është Arian Tahiri nga PDK me 14,662 vota.


