“Numri i vdekjeve në punë është i lartë, mbrojtja nuk është në nivelin e duhur”
Në Maqedoninë e Veriut, numri i lëndimeve në punë mbetet i lartë kurse sistemet e menaxhimit të rrezikut nuk janë zhvilluar mjaftueshëm, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. The post “Numri i vdekjeve në punë është i lartë, mbrojtja nuk është në nivelin e duhur” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në Maqedoninë e Veriut, numri i lëndimeve në punë mbetet i lartë kurse sistemet e menaxhimit të rrezikut nuk janë zhvilluar mjaftueshëm, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Zëvendëskryeministri për sistem politik, Lupço Dimovski, në prezantimin e projektit “Për mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm”, deklaroi se siguria dhe shëndeti në punë nuk janë vetëm kategori teknike ose administrative, por janë të drejta themelore të njeriut dhe shkallë e pjekurisë së një shoqërie.
“Sinqerisht, duhet ta pranojmë, situata me sigurinë dhe shëndetin në punë në Maqedoni nuk është ende në nivelin që aspirojmë. Të dhënat tregojnë se numri i lëndimeve në punë mbetet i lartë kurse sistemet e menaxhimit të riskut nuk janë mjaftueshëm të përhapura, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Lupço Dimovski – Zëvendëskryeministër për Sistem Politik.
Aleksander Abu, këshilltar i delegacionit të Bashkimit Evropian, deklaroi se në BE në vitin 2023 ka pasur mbi 3000 vdekje në vendin e punës dhe ky projekt synon të sjellë siguri për të gjithë punëtorët.
“Raporti i fundit i progresit të vendit dha disa rekomandime në këtë fushë. Të forcohet Inspektorati i punës, të krijohet sistem për monitorimin e lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës, të nxitet një dialog më i mirë social midis punëdhënësve dhe punëtorëve. Projekti që fillon sot do të përqendrohet në këto rekomandime”, tha Aleksandar Abu – Këshilltar i delegacionit të BE-së.
Ministri i ekonomisë Besar Durmishi thotë se aksidentet në punë ndodhin në shumë sektorë dhe që një vend të jetë në gjendje të ndërtojë ekonomi konkurruese, duhet sistem që i njeh menjëherë rreziqet në vendin e punës.
Të dhënat statistikore tregojnë se globalisht, mbi 2.9 milionë vdekje dhe mbi 400 milionë lëndime në vendin e punës ndodhin çdo vit.
The post “Numri i vdekjeve në punë është i lartë, mbrojtja nuk është në nivelin e duhur” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .