Gruaja 88-vjeçare, viktimë e një mashtrimi të fshehtë
Policia në Manastir ka zbuluar e zgjidhur një mashtrim, në të cilin një grua 88-vjeçare nga Manastiri, ishte viktimë e një gënjeshtre telefonike të tipit “djali juaj pati një aksident The post Gruaja 88-vjeçare, viktimë e një mashtrimi të fshehtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Policia në Manastir ka zbuluar e zgjidhur një mashtrim, në të cilin një grua 88-vjeçare nga Manastiri, ishte viktimë e një gënjeshtre telefonike të tipit “djali juaj pati një aksident me makinë”, përcjell gazeta Lajm.
Ngjarja ndodhi më 25 gusht të këtij viti, kur dy mashtrues – njëri 54-vjeçar nga Prilepi dhe tjetri 31-vjeçar nga Krusheva – e telefonuan gruan duke iu prezantuar si zyrtarë. Me një ton shqetësues, ata i thanë asaj se djali i saj dyshohet se kishte shkelur një fëmijë tetëvjeçar, se ai dhe gruaja e tij ishin plagosur dhe se mund ta shpëtonin nga burgu, vetëm nëse ajo u jepte para “për të zgjidhur çështjen”.
Gruaja e tmerruar, duke besuar se po shpëtonte vërtet të gjithë të dashurit e saj, iu dha mashtruesve 72.500 denarë. Pas kësaj tad y mashtruesit me vrap u zhdukën.
Pasi e kuptoi se ishte mashtruar, gruaja e denoncoi rastin në polici. Në një veprim efikas të hetuesve të vendit të ngjarjes në Manastir dhe Shkup, u gjetën dhe u arrestuan të dyshuarit S.G. (54) nga Prilepi dhe S.I. (31) nga Krusheva. Kundër tyre u ngritën kallëzime penale për mashtrim.
The post Gruaja 88-vjeçare, viktimë e një mashtrimi të fshehtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .