Oda Ekonomike: Çdo të dytës kompani vjet i është kërkuar ryshfet, madje deri në 100 mijë euro

Maqedonia e Veriut renditet e 76 sipas indeksit të përceptimit të korrupsionit. Sektorit të biznesit privat shpesh i kërkohen para, deri në 100 mijë euro apo shërbime të tjera, si rezultat i korrupsionit dominues në vend, tregojnë të dhënat e anketës së Odës Ekonomike me sektorin e biznesit privat për çështjet që lidhen me korrupsionin. […] The post Oda Ekonomike: Çdo të dytës kompani vjet i është kërkuar ryshfet, madje deri në 100 mijë euro appeared first on InfoShqip.com.

qershor 26, 2024 - 01:00
 0  6
Oda Ekonomike: Çdo të dytës kompani vjet i është kërkuar ryshfet, madje deri në 100 mijë euro

Maqedonia e Veriut renditet e 76 sipas indeksit të përceptimit të korrupsionit. Sektorit të biznesit privat shpesh i kërkohen para, deri në 100 mijë euro apo shërbime të tjera, si rezultat i korrupsionit dominues në vend, tregojnë të dhënat e anketës së Odës Ekonomike me sektorin e biznesit privat për çështjet që lidhen me korrupsionin. Zoran Jovanovski nga Oda Ekonomike e RMV-së deklaroi se 83 % e kompanive vendase mendojnë se korrupsioni qëndron në top tre problemet kryesore me të cilat vendi ynë ballafaqohet.

ZORAN JOVABOVSKI, NGA ODA EKONOMIKE

“Në anketën e realizuar me kompanitë, përqindja më e madhe, konkretisht 53% e tyre janë përgjigjur se janë ballafaquar me kërkesa korruptive nga sektori publik gjatë vitit 2023. Pushteti qëndror kërkon më së shumti mito nga bizneset. Zakonisht kompanitë I korrupton në mënyrë indirekte dhe kryesisht u kërkon para, përqindje tenderash, punësime, donacion për ndonjë parti politike, dhurata dhe gjëra të tjera. Sipas sondazhit, 30 % e kompanive besojnë se do të bankrotojnë nëse nuk pranojnë të japin ryshfet”.

Kompanitë të cilat nuk pranuan të kryejnë shërbime, 48 % e tyre thanë se kishin pasoja në bizneset e tyre e më së shumti pronolongim të aktiviteteve të tyre. Sipas kompanive, nuk ka asnjë pengesë për ta raportuar korrupsionin, por disa nuk besojnë se do të ketë ndonjë efekt, e disa frikësohen se do të ketë pasoja në funksionimin e tyre.

ZORAN JOVABOVSKI, NGA ODA EKONOMIKE

“Shumica e kompanive mendojnë se sistemi gjyqësor është joefektiv, se ka individë në qeveri që duan të pasurohen shpejt, se ka një krizë morale në shoqëri dhe se ligjet nuk zbatohen. Gjithsej 42 përgjigje nga kompanitë ishin se nuk ka mbrojtje efektive për ata që raportojnë ryshfet, dhe 23 përgjigje se pagat e zyrtarëve të sektorit publik janë të ulëta, që sipas sektorit privat është një nga arsyet pse ka korrupsion në vend”.

Anketa është pjesë e aktiviteteve të projektit “Qytetarët Kundër Korrupsionit” që oda ekonomike e zbaton që nga prilli i vitit 2023, i cili një projekt pesëvjeçar, i mbështetur financiarisht nga USAID-I dhe zbatohet përmes një konsurciumi të pjesëmarrësve të ndryshëm, duke përfshirë edhe Odën si përfaqësuese e sektorit të biznesit privat.

The post Oda Ekonomike: Çdo të dytës kompani vjet i është kërkuar ryshfet, madje deri në 100 mijë euro appeared first on InfoShqip.com.