OKB miratoi rezolutën për Srebrenicën, Berisha: Rama votoi kundër në parlamentin shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij, në lidhje me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën. Berisha u shpreh se kjo ditë është e shënuar për popujt e ballkanit, ndërsa OKB vendosi të shpallë 11 korriku ditën e kujtimit të këtij gjenocidi serb. Ai nuk la pa përmendur kryeministrin Edi Rama, […]

maj 23, 2024 - 22:00
 0  11
OKB miratoi rezolutën për Srebrenicën, Berisha: Rama votoi kundër në parlamentin shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij, në lidhje me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën.

Berisha u shpreh se kjo ditë është e shënuar për popujt e ballkanit, ndërsa OKB vendosi të shpallë 11 korriku ditën e kujtimit të këtij gjenocidi serb.

Ai nuk la pa përmendur kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai votoi kundër dënimit të këtij gjenocidi në parlamentin shqiptar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, ju përshëndes përzemërsisht për qëndresën tuaj.

Përshëndes nga zemra oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, për të vërteta që u përcjellin shqiptarëve.

Të dashur miq, sot për popujt e Ballkanit por dhe mbarë njerëzimin, është një ditë e shënuar.

OKB vendosi të shpallë 11 korrikun ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë.

Me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje.

Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj.

Miqtë e mi, jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar.

Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq.

Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre.

Mos harroni kurrë atë ditë!

Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç.

Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë.

Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar.

Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti.