Meta deklaron: Po divorcohem me Monika Kryemadhin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të papritur, mbrëmjen e sotme në një intervistë në Syri TV. Ai shprehet se ka nisur procedurat ligjore për t’u divorcuar nga Monika Kryemadhi. Çifti Meta-Kryemadhi prej kohësh duket se kanë patur një krisje të marrëdhënies së tyre, por ata nuk kishin dhënë asnjëherë […]

qershor 21, 2024 - 02:01
 0  11
Meta deklaron: Po divorcohem me Monika Kryemadhin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të papritur, mbrëmjen e sotme në një intervistë në Syri TV.

Ai shprehet se ka nisur procedurat ligjore për t’u divorcuar nga Monika Kryemadhi.

Çifti Meta-Kryemadhi prej kohësh duket se kanë patur një krisje të marrëdhënies së tyre, por ata nuk kishin dhënë asnjëherë më parë detaje për publikun.

Sipas Metës, ajo që vulosi divorcin mes tyre ishte ‘besimi te SPAK’.

Monika Kryemadhi deklarojë disa ditë më parë se ka besim te SPAK dhe se nuk e sfidon sistemin tonë të drejtësisë.

Meta u shpreh se për shkak të kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij tashmë.

Meta: Keni shumë të drejtë. Pas kësaj deklarate, zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime. Dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta, i cili më ka thënë pak kohë më parë që kur kemi kaq shumë tensione dhe probleme me njërin tjetrin mund të gjeni ndonjë zgjidhje me të qetë dhe unë besoj se e kam gjetur një zgjidhje.