Berisha nuk do të mund të shkojë në Kuvend, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të mundtë marrë pjesë përsëri në seancat parlamentare.  Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Berishë, i cili kërkoi leje për të shkuar në Parlament. Gjithashtu, nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga Apeli i Posaçëm më 21 nëntor të vitit […]

maj 23, 2024 - 21:01
 0  12
Berisha nuk do të mund të shkojë në Kuvend, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të mundtë marrë pjesë përsëri në seancat parlamentare.  Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Berishë, i cili kërkoi leje për të shkuar në Parlament.

Gjithashtu, nuk është pranuar edhe rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga Apeli i Posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023.

Sali Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.