Operacioni i Antidrogës në Prishtinë kapen 11 kilogramë Marihuanë

Hetuesit nga Njësia e antidrogës në Ferizaj kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të identifikuar dhe arrestuar një tjetër person të dyshuar për shitje droge. Policia e Kosovës (PK) njofton se ky operacion erdhi si vazhdim i një pune të vazhdueshme që lidhet me një rast të mëparshëm, ku dy persona të dyshuar ishin arrestuar

Nëntor 7, 2024 - 01:01
 0  4
Operacioni i Antidrogës në Prishtinë kapen 11 kilogramë Marihuanë
operacioni-i-antidroges-ne-prishtine-kapen-11-kilograme-marihuane

operacioni-i-antidroges-ne-prishtine-kapen-11-kilograme-marihuane

Hetuesit nga Njësia e antidrogës në Ferizaj kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të identifikuar dhe arrestuar një tjetër person të dyshuar për shitje droge.

Policia e Kosovës (PK) njofton se ky operacion erdhi si vazhdim i një pune të vazhdueshme që lidhet me një rast të mëparshëm, ku dy persona të dyshuar ishin arrestuar dhe ishin kapur disa gramë marihuanë.

Më 6 nëntor 2024, gjatë orëve të pasdites, u realizua një operacion taktik i koduar “Transferi,” që u krye në përputhje me Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe me mbështetjen e njësisë së antidrogës në Prishtinë.

Gjatë këtij operacioni u bë kontrolli i një shtëpie me objekte përcjellëse në fshatin Bernicë e Poshtme, Komuna e Prishtinës.

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën një sasi të dyshuar për marihuanë me peshë totale rreth 11 kilogramë, e fshehur dhe e kamufluar në një kavanoz plastik.

Deri më tani, është arrestuar një person, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim të ngushtë me organet e drejtësisë.