Opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin/ A do të jetë Rama i pranishëm në seancën plenare? Peleshi jep detaje 

Me shumë gjasë, kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në seancën plenare të 12 shtatorit për t’iu përgjigjur opozitës lidhur me mbetjet toksike.   Të paktën kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se “do të jetë një interpelancë në zbatim të […]

shtator 10, 2024 - 14:00
 0  6
Opozita ka kërkuar interpelancë me kryeministrin/ A do të jetë Rama i pranishëm në seancën plenare? Peleshi jep detaje 

Me shumë gjasë, kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në seancën plenare të 12 shtatorit për t’iu përgjigjur opozitës lidhur me mbetjet toksike.  

Të paktën kështu ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se “do të jetë një interpelancë në zbatim të rregullores”. 

Kujtojmë se seancën e të enjtes janë të parashikuara dy interpelanca. Njëra prej të cilave me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike. 

Kjo interpelancë urgjente është kërkuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. 

Niko Peleshi, i cili drejton edhe grupin e deputetëve socialiste tha se sipas axhendës, kryeministri Rama me shumë mundësi do të jetë i pranishëm.