“Metën nuk e kam patur ndonjëherë në radar”, Basha: Berisha bashkëpunon me Ramën

I vetëquajturi kryetari demokratëve euroatlatik, Lulzim Basha ka sulmuar PD dhe kryetarin e saj Sali Berisha, për të cilin thotë se bën pazare me kryeministrin Edi Rama që të mbrojë interesat e tij. Gjatë një interviste televizive, Basha ka komentuar edhe drejtuesit politik të qarqeve të cilët u caktuan nga kryesia e PD pasditen e […]

shtator 5, 2024 - 20:00
 0  7
“Metën nuk e kam patur ndonjëherë në radar”, Basha: Berisha bashkëpunon me Ramën

I vetëquajturi kryetari demokratëve euroatlatik, Lulzim Basha ka sulmuar PD dhe kryetarin e saj Sali Berisha, për të cilin thotë se bën pazare me kryeministrin Edi Rama që të mbrojë interesat e tij.

Gjatë një interviste televizive, Basha ka komentuar edhe drejtuesit politik të qarqeve të cilët u caktuan nga kryesia e PD pasditen e së mërkurës.

Basha tha se të gjithë drejtuesit politik të PD janë kundërshtarët e tij, pasi sipas demokratit euroatlantik,  ata po veprojnë për interesat e tyre personale dhe se qajnë vetëm hallin e karriges së tyre, por nuk kanë synim që të rrëzojnë Edi Ramën. Për kryetarin e PL, Ilir Meta, Basha tha se nuk e ka patur asnjëherë në “radar” dhe se për ai nuk ka pikë rëndësie.

“Demokratët Euroatlatnikë janë e vetmja forcë që kanë një program konkret. Partia në pushtet kanë kopjuar pjesë të programit tonë. Kopjimi forma më e lartë e vlerësimit. Gjithçka orientohet rreth interesit personal. Jemi në këtë sipërmarrje politike jo për karrike por se besojmë të një projekt politik. Kur njerëzit humbin motivin publik dhe i kap për hunde interesi personal e bëjnë të pashpjegueshme pozitën ku kanë rënë. Nuk ka asgjë enigmatike dhe të mbajtur sekret. Kemi dërguar rekursin në GJL dhe me tej në Strasburg. Asgjë nuk do të na ndalojë të konkurrojmë në zgjedhjet e ardhshme. Berisha e nisi këtë betejë duke më akuzuar mua sikur janë shitur të Edi Rama. Është i njëjti person që thotë se zgjedhjet janë subjekt i manipulimit qeveritar. Ky kontroll i PD nuk bëhet ta çojë PD-në drejt pushtetit, bëhet ta përdorë PD si instrument për ta mbrojtur Berishën në përballjen me drejtësinë dhe të mbrojë interesat e tij dhe të tarafit të tij. Kemi Berishën që është i qartë në atë që kërkon. Është një grup që prej fillimit ka parë interesin e vet personal. Në vend të zgjidhë rrugën e vështirë, i shkuan nga pas të ruajnë karrigen e deputetit. Ka edhe një grup tjetër për ta ruajtur PD nga bunkerizimi, u dorëzua para interesit personal. Çdo demokrat e kupton se këta njerëz haptas pranojnë se nuk kanë synim largimin e Ramës, por rikonfimimin e tyre në karrigen e deputetëve. Ky grupim ka braktisur interesat e njerëzve dhe interesave te tyre.  Rama e ka mbështetur prej ditës së parë nga përjashtimi nga grupi parlamentar. Në këmbim ka marrë votën e Berishës për të amnistuarit e grupit të korruptuar të Edi Ramës. Ka një zhgënjim masive tek demokratët dhe përgjegjësia jon është më e madhe, ne jemi të vetmit që kemi potencialin të mobilizojmë një alternativë për shqiptarët. Ndarja më e madhe mes nesh janë motivet që na mbajnë në politikë, qartësisht Berishën dhe ata në valën e parë dhe ato në valën e dytë i mban motivi personal. Mendoni se ishte më e lehët për ata që shkuan aty se sa për mua që të zgjidhja interesin personal. Sigurisht që jo por kjo do të ishte tradhtia më e madhe e demokratëve. Është e qartë se Berisha dhe Rama kanë pakt, pjesë e paktit është që Rama do të vazhdojë të qeverisë dhe Berisha të mbrojë interesat e veta. Është e qartë se kemi komplot kundër interesit publik. Berisha nuk ka asnjë fuqi t’i imponohet Ramës. S’ka fuqi ti imponohet sepse ka humbur interesin e qytetarëve. Kanë bërë një bashkim interesave. Nëse ky bashkim çon në lëvizjet të tilla, kjo i shërben Ramës. Meta s’ka pikë rëndësie nuk e kam pasur asnjëherë në radar. Dy të partë janë shkrirë në një. Berisha e Rama dhe Meta e kanë vërtetuar se për interesin e tyre personal janë gati t’i vënë flakën vendit.”- tha Basha.