Qeveria e RMV-së, sot në seancë të mbyllur do të vendosë për një paketë të re ndihme për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski njoftoi se Qeveria sot do të mbajë seancë të mbyllur, në të cilën, siç tha ai, do të vendoset për pakon e re të ndihmës që vendi do t’i dërgojë Ukrainës, transmeton Portalb.mk. Ai këtë e bëri të ditur në fjalimin e tij nga konferenca e nivelit të lartë, me rastin e […]

Nëntor 5, 2024 - 19:00
 0  5
Qeveria e RMV-së, sot në seancë të mbyllur do të vendosë për një paketë të re ndihme për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski njoftoi se Qeveria sot do të mbajë seancë të mbyllur, në të cilën, siç tha ai, do të vendoset për pakon e re të ndihmës që vendi do t’i dërgojë Ukrainës, transmeton Portalb.mk.

Ai këtë e bëri të ditur në fjalimin e tij nga konferenca e nivelit të lartë, me rastin e 75-vjetorit të formimit të Aleancës “NATO – 75 vjet unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfidat e sigurisë për Evropën”.

“Sot do të kemi një seancë të mbyllur të Qeverisë, ku do të ndihmojmë me një paketë tjetër ndihme për Ukrainën. Pres të kalojë seanca dhe më pas do t’ju informojmë për të gjitha detajet”, tha Misajllovski.

Ministri shtoi se ky nuk është fundi i ndihmës dhe se do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

“Si vendi i katërt për sa i përket kontributit në NATO, ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë, por duhet të shikojmë të modernizojmë ushtrinë tonë. Është një nga detyrimet tona si vend anëtar i NATO-s”, shtoi ai.

Për modernizimin e Armatës së Maqedonisë, siç tha ministri, do të ndahen mbi 2 përqind nga Buxheti për vitin e ardhshëm.

Këtë ndihmë, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski e ka paralajmëruar që në gusht.

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, RMV-ja disa herë ka dërguar ndihma për Ukrainën, si në pajisje ushtarake ashtu edhe në ndihma humanitare.