Osmani: 24 marsi, dita kur liria mori krahë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s. Osmani ka thënë se 24 marsi është dita kur liria mori krahë. Postimi: 24 Marsi, dita kur liria mori krahë! Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti! Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një

Mars 24, 2025 - 10:00
 0  4
Osmani: 24 marsi, dita kur liria mori krahë
osmani:-24-marsi,-dita-kur-liria-mori-krahe

osmani:-24-marsi,-dita-kur-liria-mori-krahe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s.

Osmani ka thënë se 24 marsi është dita kur liria mori krahë.

Postimi:

24 Marsi, dita kur liria mori krahë!

Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti!

Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës.

Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!