Osmani: Greqia nuk po mendon për vendosje të vetos
Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, Greqia nuk po mendon për veto të re. Pas takimit ministror, Osmani ka treguar se ka pasur një takim me zv. ministren e Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou, në të cilin ka marrë pjesë përmes telefonit edhe ministri grek, Giorgos Gerapetritis. Siç tha Osmani, takimi […] The post Osmani: Greqia nuk po mendon për vendosje të vetos appeared first on InfoShqip.com.
Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, Greqia nuk po mendon për veto të re.
Pas takimit ministror, Osmani ka treguar se ka pasur një takim me zv. ministren e Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou, në të cilin ka marrë pjesë përmes telefonit edhe ministri grek, Giorgos Gerapetritis.
Siç tha Osmani, takimi kaloi në një atmosferë konstruktive dhe u shpreh shpresa se të dyja palët do ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Deri më tani nuk ka njoftime për veto.
Pasi presidentja Gordana Siljanovska – Davkova e dha betimin duke mos përmendur emrin kushtetues “Maqedonia e Veriut”, Greqia kërcënoi me veto të mundshme.
The post Osmani: Greqia nuk po mendon për vendosje të vetos appeared first on InfoShqip.com.