Osmani: Kongresi Amerikan po luan rol kyç në sigurinë dhe paqen e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax një delegacion të Kongresit amerikan, me senatorë demokratë e republikanë, të kryesuar nga senatorja Jane Shaheen. Në takim, presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë, si dhe fuqizimin e pozitës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax një delegacion të Kongresit amerikan, me senatorë demokratë e republikanë, të kryesuar nga senatorja Jane Shaheen.
Në takim, presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë, si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare.
Osmani ndodhet për vizitë pune në Kanada ku do të merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Halifax./Gazeta10