Peci në luf*të me kryetarin e Forumit Rinor të LDK’së që e denoncoi për grantet: Ta shohim a është ‘guri’
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video të radhës lidhur me lajmet e publikuara për skandalet me grante në ministrinë e tij. Peci nuk la pa përmendur edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri, pasi ky i fundit e denoncoi për grantet. Pas kallëzim penal që Peci ia bëri Gurit dhe
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video të radhës lidhur me lajmet e publikuara për skandalet me grante në ministrinë e tij.
Peci nuk la pa përmendur edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri, pasi ky i fundit e denoncoi për grantet.
Pas kallëzim penal që Peci ia bëri Gurit dhe disa zyrtarëve të tjerë të LDK’së, në videon e sotme, Ministri i Bujqësisë tha ‘ta shohim a janë të fortë guri kur të paraqiten në gjykatë’.
Sipas Pecit këtë javë radha për të qenë cak i sulmeve nga opozita e portaleve pa kontrata marketingu, ka qenë e tij.