Babai i Hashim Thaçit: Qëndruan ditë e natë në borë e shi, e në fund në burg – e padrejtë

Babai i Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës, Haxhi Thaçi është shprehur se ka besim tek drejtësia e Gjykimit Special dhe se do të bëhet mirë në të ardhmen e afërt. Haxhi Thaçi në një intervistë për TV Dukagjini u shpreh se gjykimi i djalit të tyre, Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të luftës është […]

Korrik 1, 2024 - 20:00
 0  10
Babai i Hashim Thaçit: Qëndruan ditë e natë në borë e shi, e në fund në burg – e padrejtë
babai-i-hashim-thacit:-qendruan-dite-e-nate-ne-bore-e-shi,-e-ne-fund-ne-burg-–-e-padrejte

babai-i-hashim-thacit:-qendruan-dite-e-nate-ne-bore-e-shi,-e-ne-fund-ne-burg-–-e-padrejte

Babai i Hashim Thaçit, ish-presidenti i Kosovës, Haxhi Thaçi është shprehur se ka besim tek drejtësia e Gjykimit Special dhe se do të bëhet mirë në të ardhmen e afërt.

Haxhi Thaçi në një intervistë për TV Dukagjini u shpreh se gjykimi i djalit të tyre, Hashim Thaçit dhe shokëve të tij të luftës është gjykim shumë “i padrejtë”, pasi që sipas tij ata kanë qëndruar ditë e natë, në shi e në borë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës e në fund po ballafaqohen me burgim.

Babai i Thaçit për vizitën e tij në Hagë me 19 maj tha se së bashku me bashkëshorten e tij kanë qëndruar tri orë së bashku me djalin e tyre por që nuk është takuar edhe me ish-krerët e tjerë të UÇK-së.

“Pak zor, kemi kaluar mire, kemi qëndruar tri orë në Hagë. Nuk u takova me ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Nuk u doke që po mërzitet. Kërkush prej tyre nuk ka hyrë për vetën e tyre. Koftë drejtësia, po bëhet mire. Se a beson në drejtësi, ai tha se po. Ditë e natë në shi e në bore e në fund në burg. Shumë e padrejtë është gjykimi i tyre”, tha ai.

Haxhi Thaçi rrëfente edhe të vuajtjet që ushtarët e luftës dhe ish-krerët e UÇK-së janë përballur gjatë kohëve të vështira të luftës dhe në temperaturat e ulëta të dimrit.

Ndryshe, Hashim Thaçi, ish-presidenti i Kosovës së bashku me Jakup Krasniqin, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë duke u përballur me gjykim nga Gjykata Speciale. Ish krerët e luftës  akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999. Ata janë deklaruar të pafajshëm për këto akuza.

https://youtu.be/NuGO62uWEf0