Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Ajo ekskluzivisht për Klankosova.tv deklaroi se nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pavarur

dhjetor 24, 2024 - 19:00
 0  4
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
osmani:-lista-serbe-eshte-angazhuar-ne-akte-agresioni-dhe-cenimin-e-rendit-kushtetues-te-kosoves

osmani:-lista-serbe-eshte-angazhuar-ne-akte-agresioni-dhe-cenimin-e-rendit-kushtetues-te-kosoves

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ajo ekskluzivisht për Klankosova.tv deklaroi se nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur.

“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, u shpreh e para e vendit.