Osmani: Nuk do të ketë Qeveri pa marrëveshje për vetting

Në tubimin e sontëm para qytetarëve të Dibrës, kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, ka renditur angazhimet kryesore nga Dekalogu i tij, përcjell FLAKA. “Nëse do të kisha The post Osmani: Nuk do të ketë Qeveri pa marrëveshje për vetting appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Prill 16, 2024 - 07:00
 0  6
Osmani: Nuk do të ketë Qeveri pa marrëveshje për vetting

Në tubimin e sontëm para qytetarëve të Dibrës, kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, ka renditur angazhimet kryesore nga Dekalogu i tij, përcjell FLAKA.

“Nëse do të kisha sfidën, si ministër i Jashtëm, të hapja negociatat me BE-në pas 17 vitesh pritje, besoj se si president mund të përfundoj procesin e anëtarësimit në BE në 5 vitet e ardhshme, do të përdor të gjithë potencialin e Fronti Europian, të gjitha njohuritë e mia, njohuritë e proceseve që kam udhëhequr, përvoja ime, kontaktet e mia në mbarë botën për të përfunduar këtë proces në 5 vitet e ardhshme. Dhe ju premtoj se do ta bëj nëse marr mbështetjen tuaj të çmuar”, tha Osmani.

Sa i përket partneritetit me SHBA-në, Osmani theksoi se nuk ka dëm më të madh, tradhti më të madhe që mund t’i bëni vendit sesa përkeqësimi i marrëdhënieve me SHBA-në.

Osmani premtoi se nuk do të ketë Qeveri pa një marrëveshje të plotë për vetting.

“Kushdo që ka pretendime, për t’u bërë ministër, drejtor, gjykatës apo prokuror, fillimisht duhet të marrë certifikatën e lëshuar nga SHBA, NATO, BE… Kjo është mënyra e vetme për të pastruar skenën tonë nga ndikimi dhe korrupsioni rus”, tha Osmani. FLAKA

The post Osmani: Nuk do të ketë Qeveri pa marrëveshje për vetting appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .