Osmani: Po përpiqemi të jemi partnerë të BE-së edhe me një Qeveri jolegjitime
Ish-ministri për Punë të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sonte në një intervistë në Kanal 5 tha se kjo Qeveri është jolegjitime, pasi që siç shtoi Osmani nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve. “Shihni, në parim nuk duhet as t’i bëjmë propozim një Qeverie që e konsiderojmë jolegjitime. Pra qëndrimi ynë parimor është […] The post Osmani: Po përpiqemi të jemi partnerë të BE-së edhe me një Qeveri jolegjitime appeared first on InfoShqip.com.
Ish-ministri për Punë të Jashtme dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sonte në një intervistë në Kanal 5 tha se kjo Qeveri është jolegjitime, pasi që siç shtoi Osmani nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve.
“Shihni, në parim nuk duhet as t’i bëjmë propozim një Qeverie që e konsiderojmë jolegjitime. Pra qëndrimi ynë parimor është se kjo Qeveri është jolegjitime sepse nuk ka legjitimitetin e popullit shqiptar. Sa i përket çështjes së Bashkimit Evropian, ne i lëmë mënjanë të gjitha ato çështje sepse ne besojmë se nuk duhet të ndalemi këtu dhe prandaj thjesht dhashë një ide për të menduar në të cilën nëse është shqetësimi që postfestum do të jetë dikush që mund të na pengojë të korrigjojmë ato ndryshime kushtetuese, le të shtohet kudo një klauzolë pezulluese me sa kam dëgjuar kryeministrin që nuk qëndron. Unë nuk kam dhënë propozim ligjor, kam dhënë ide politike, jo si BDI por si ish-ministër i Punëve të Jashtme, sepse ne këtu po mundohemi të jemi partnerë të Bashkimit Evropian, qoftë edhe me një qeveri jolegjitime”, tha Bujar Osmani.
The post Osmani: Po përpiqemi të jemi partnerë të BE-së edhe me një Qeveri jolegjitime appeared first on InfoShqip.com.