Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi 70 mijë vende pune në Kosovë. Sipas Pacollit, ky pretendim është një mashtrim dhe ofendim për qytetarët. Në një postim në Facebook, Pacolli, duke iu referuar përvojës së tij të gjatë në krijimin […]
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka pretenduar se janë hapur mbi 70 mijë vende pune në Kosovë.
Sipas Pacollit, ky pretendim është një mashtrim dhe ofendim për qytetarët.
Në një postim në Facebook, Pacolli, duke iu referuar përvojës së tij të gjatë në krijimin e vendeve të punës, shkruan se gjatë qeverisjes së Kurtit, shumë biznese janë mbyllur dhe ka pasur një eksod të fuqisë punëtore.
Ai gjithashtu kritikoi përvojën e Kurtit në tregun e punës, duke thënë se ky i fundit ka filluar të paguajë taksa vetëm pas hyrjes në politikë, dhe nuk ka përvojë reale në krijimin e mundësive të punësimit.
Pacolli theksoi se situata aktuale ekonomike e Kosovës nuk përputhet me pretendimet e qeverisë për hapje të madhe të vendeve të punës.