Pajaziti për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: I përgaditur nga dëshmitë e BIA-së serbe
Zenun Pajaziti, në një intervistë për Front Online ka folur edhe për ish krerët e UÇK-së, për arritjet dhe ngecjet e Kosovës gjatë këtyre viteve. Sipas tij, Kosova ka pasur arritje të mëdha, duke mos harruar ti përmend kritikat edhe sanksionet e fundit që iu bënë vendit nga BE dhe ShBA. “Padyshim që ka edhe […]
Zenun Pajaziti, në një intervistë për Front Online ka folur edhe për ish krerët e UÇK-së, për arritjet dhe ngecjet e Kosovës gjatë këtyre viteve.
Sipas tij, Kosova ka pasur arritje të mëdha, duke mos harruar ti përmend kritikat edhe sanksionet e fundit që iu bënë vendit nga BE dhe ShBA.
“Padyshim që ka edhe gjëra të shëmtuara. 25 vjet pas, me sanksione nga BE dhe shumë kritika e izolim ng SHBA. Krerët e UÇK-së të burgosur dhe një gjyq i përgaditur me dëshmitë e sherbimit serb BIA. Një pamje e shpifur që mund ti rrezikoj krejt vlerat e lirisë sonë. Kjo nuk duhet të vazhdojë”, ka cituar Pajaziti.
“Mendoj që mund të bëjmë edhe më shumë dhe asnjëherë nuk duhet të vetkënaqemi!. Por, Kosova tashmë është një shtet që krahasohet edhe me disa vende fqinje. Ka arritje fantastike në demokraci e zhvillim, në infrastrukturë e kulturë. Në gjithçka ka arritje”,
“Është demantuar plotësisht Beogradi dhe slloganet e tyre se Kosova është shtet i dështuar. Tashmë jemi më të sigurtë mbi themelet e një pune brilante 20 vjeçare dhe një asistencë ndërkombëtare poashtu. Që nga shpallja e pavarësisë kanë filluar të realizohen ambiciet tona politike për ta zhvilluar dhe integruar vendin tonë, krahas përendimit. Kjo rrugë është e pakthim”, u shpreh Pajaziti.
Gjilanit sot shënon 25 vjetorin e çlirimit të qytetit, në kujtim dhe nderim të atyre që dhanë jetën e tyre në luftë./Front Online/