Pamflete antishqiptare në Shkup, fushatë kundër bizneseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Vazhdon fushata kundër bizneseve shqiptare në vend. Shkupi mbushet me pamfleta antishqiptare. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut për Klan Maqedoni e kanë dënuar ashpër këtë fushatë duke thënë se  kjo dukuri është tejet shqetësuese. Kush po e destabilizon vendin, paralajmërimet që tha kryeministri i vendit, Hristian Mickoski që në shtator do të kemi destabilizim apo shumë […]

shtator 17, 2024 - 21:00
 0  6
Pamflete antishqiptare në Shkup, fushatë kundër bizneseve shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Marketi "Kiper" - Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Vazhdon fushata kundër bizneseve shqiptare në vend. Shkupi mbushet me pamfleta antishqiptare. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut për Klan Maqedoni e kanë dënuar ashpër këtë fushatë duke thënë se  kjo dukuri është tejet shqetësuese.

Kush po e destabilizon vendin, paralajmërimet që tha kryeministri i vendit, Hristian Mickoski që në shtator do të kemi destabilizim apo shumë afishe të ngjitura nëpër shtylla që flitet dhe shkruhen në baza të urrejtjes etnike kundër bizneseve shqiptare.

Fletushka “Kipper i barabartë me UÇK-në, Mos blini nga terroristët” ishte vendosur në lagjen e Kisella Vodës, por sot më ato nuk ishin aty. Fushata kundër kompanive shqiptare filloi në rrjetin social X, ku përveç thirrjeve për të bojkotuar kompanitë shqiptare përdoret edhe fjalori urrejtës dhe fyhen shqiptarët.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut për Klan Maqedoni e kanë dënuar ashpër këtë fushatë. Mendi Qyra kryetar i OEMVP ka deklaruar se kjo dukuri është tejet shqetësuese duke marrë parasysh se kompanitë shqiptare në vend punojnë me ndershmëri dhe nga kontributet që ato paguajnë përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.  

“OEMVP dënon ashpër dukuri të këtilla të cilit do lloj qofshin ato. E sidomos për kompanitë që punojnë me ndershmëri dhe kryejnë obligime tatimore ndaj shtetit, nga të cilët tatime përfiton edhe ai vet që e bën një marrëzi të këtillë. Kur dihet që kompanitë e këtilla të mëdha paguajnë kontribute marramendëse nga të cilët përfitojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit. Prandaj jo vetëm që e dënojmë rastin por, kërkojmë nga kompetentët të marrin masa, që raste të këtilla mos të përsëriten. Ne u themi keqdashësve larg duart nga ekonomia e tregut të lirë” – tha Mendi Qyra – OEMVP.

Kryeministri Mickoski gati se në çdo paraqitje publike ka paralajmëruar një destabilizim të mundshëm e ndërkohë nuk kanë të ndalur fushatat nga grupe të ndryshme që fyejnë shqiptarët si ajo me heqjen e tabelave dhe afishet me gjuhë të urrejtjes. Ndryshe, Klan Maqedoni kontaktoi me Kipper Market e nga atje na thanë që janë duke e shqyrtuar komunikatën për të cilën mund të përgjigjen ditëve në vijim.

Ndryshe, te rrjetet sociale Instagram dhe X (Twitter) në Maqedoni, po zhvillohet një fushatë në bazë etnike, e cila bën thirrje për bojkotimin e marketeve “Kipper” dhe “Kit Go” vetëm sepse pronarët e tyre janë shqiptarë.

Në këtë fushatë ka përplot mesazhe ekstreme në baza etnike, fetare dhe kombëtare, sipas të cilave arsyeja e bojkotimit të këtyre marketeve është sepse “punonjësja në KAM ose Stokomak quhet Svetle, ose Gorde, që tingëllon shumë më bukur se sa Shpresa apo Valona”.