VMRO: Ndihma për të prekurit nga Kovidi, përfundoi tek firmat e afërta me LSDM-në dhe BDI-në

VMRO DPMNE-ja thotë se nga 100 milionë eurot që qeveria e kaluar i trumbetoi si ndihmë komapinive të prekura nga kriza e kovidit, përfituan vetëm ato që ishin të afërta me LSDM-në dhe BDI-në. Sipas zëdhënës së partisë, Marija Miteva, dëshmi se masat nuk dhanë asnjë rezultat është mbyllja e rreth 14 mijë kompanive gjatë […]

gusht 1, 2024 - 23:30
 0  3
VMRO: Ndihma për të prekurit nga Kovidi, përfundoi tek firmat e afërta me LSDM-në dhe BDI-në

VMRO DPMNE-ja thotë se nga 100 milionë eurot që qeveria e kaluar i trumbetoi si ndihmë komapinive të prekura nga kriza e kovidit, përfituan vetëm ato që ishin të afërta me LSDM-në dhe BDI-në. Sipas zëdhënës së partisë, Marija Miteva, dëshmi se masat nuk dhanë asnjë rezultat është mbyllja e rreth 14 mijë kompanive gjatë kohës së krizës së kovidit.

„Sipas pushtetit të LDS-së dhe BDI-së, dekretet me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punëdhënësve nga sektori privat duhej të iu dilnin në ndihmë 87 për qind të kompanive. Por, ku përfunduan paratë. Me shumë gjasa, e kishin fjalën për firmën „IGM Elenica“, e cila ishte një nga kompanitë që mori ndihmë shtetërore për pagesën e pagave minimale gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Shoqëria aksionare menaxhohet nga Trajçe Zaev, kushëriri i Zoran Zaevit, ndërsa Vice Zaev, vëllai i kryeministrit në atë kohë, ishte anëtar i Bordit Drejtues. Kështu kanë përfunduar paratë nga e ashtuquajtura ndihmë shtetërore“, Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO DPMNE-së. /Alsat.mk