Parandalohet kontrabandë me bizhuteri ari, në vlerë prej 2.8 milionë denarësh
Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodica zbuluan dhe parandaluan një tentativë për kontrabandë me bizhuteri ari, të cilën dy shtetas turq që udhëtonin me një makinë me targa franceze u përpoqën ta fusnin në shtet pa e deklaruar. Gjatë kontrollit të udhëtarëve, në çantën e dorës të shoferit, në një kuti plastike u gjetën 7 byzylykë […]
Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodica zbuluan dhe parandaluan një tentativë për kontrabandë me bizhuteri ari, të cilën dy shtetas turq që udhëtonin me një makinë me targa franceze u përpoqën ta fusnin në shtet pa e deklaruar. Gjatë kontrollit të udhëtarëve, në çantën e dorës të shoferit, në një kuti plastike u gjetën 7 byzylykë ari me një masë totale prej rreth 285 gramësh.
Vlera totale e byzylykëve është 2.8 milion denarë, ndërsa taksat e shmangura janë rreth 706 mijë denarë. Byzylykët e arit janë mbajtur përkohësisht dhe ndaj pronarit do të niset procedurë përkatëse. Gjithashtu gjatë javës së kaluar, doganierët zbuluan, municion gjuetie, një automjet me bunker, veshje, këpucë, pjesë automjetesh, rripa për orë dore, pjesë për telefona celularë, bateri, dhe falsifikime të tjera.