Parlamenti votoi ribalancin e buxhetit

Deputetët e Parlamentit të RMV-së me 67 vota “pro”, shtatë kundër dhe pa asnjë abstenim miratuan ribalancin e Buxhetit për vitin 2024, përcjell INA. Me ribalancin, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, që është 2,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet totale janë planifikuar në 362,8 miliardë denarë ose […]

gusht 12, 2024 - 23:00
 0  4
Parlamenti votoi ribalancin e buxhetit

Deputetët e Parlamentit të RMV-së me 67 vota “pro”, shtatë kundër dhe pa asnjë abstenim miratuan ribalancin e Buxhetit për vitin 2024, përcjell INA.

Me ribalancin, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, që është 2,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet totale janë planifikuar në 362,8 miliardë denarë ose 5,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare. Po ashtu, shpenzimet kapitale janë planifikuar në vlerë prej rreth 44,7 miliardë denarë, ndërsa deficiti është planifikuar në nivelin prej 44,7 miliardë denarë, përkatësisht nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 4,9 për qind të GDP-së.

Siç sqaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, ribalancimi është një përpjekje e Qeverisë së re që deri në fund të vitit të sigurojë likuiditet për shërbimin e rregullt të të gjitha obligimeve, duke siguruar njëkohësisht funksionimin normal të institucioneve dhe realizimin e projekteve që kanë dinamika e duhur.(INA)